Chelsea u mposht në miqësoren e fundit në SHBA nga Reali i Madridit me rezultatin 2-1, teksa duket se veprimi i fundit i trajnerit Maresca ka vendosur përfundimisht të ardhmen e Armando Brojës.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk u grumbullua për këtë takim, teksa tashmë duket se 22-vjeçari do të largohet përfundimisht nga “Blutë” e Londrës.
Gazetari dhe komentatori anglez, Ben Jacobs, është shprehur se Chelsea po punon që ta largojë javën e ardhshme Brojën, me disa klube që prej kohësh kanë shfaqur interes për të, si Milan, Juventus, Everton, Southampton dhe Wolves.
No Armando Broja in the Chelsea squad to face Real Madrid. Understand all parties are working for an exit next week.🇦🇱 pic.twitter.com/Xjq3PO9DSA
— Ben Jacobs (@JacobsBen) August 6, 2024
Gjithashtu, Jacobs tregon dhe bisedën e tij me Marescën, sa i përket vendimit për ta lënë Brojën jashtë skuadrës.
“Më tha se nuk u la jashtë për shkak të një dëmtimi, por thjesht ishte një vendim i trajnerit. A do të largohet këtë verë? Në këtë moment, do të shohim çdo të ndodhë…”, u shpreh Jacobs pas intervistës me teknikun italian të “Bluve”.
Top Channel