Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič ka uruar përmes një letre Kryetaren e re të Kuvendit, Elisa Spiropali.
Në letrën e urimit që Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, Spiropali: Në emër të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, ju dërgoj urimet e përzemërta për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ju uroj suksese e arritje të shënuara në veprimtarinë parlamentare.
Ju uroj sukses në përmbushjen me sukses të përgjegjësive në detyrën e nderuar që ju është besuar. Jetojmë në një kohë që Europa dhe komuniteti ndërkombëtar përballojnë sfida të mëdha, të cilat kërkojnë bashkëpunim e dialog konstruktiv mes shteteve.
Unë kam besim të plotë se bashkëpunimi ndërparlamentar në të gjitha nivelet mund t’i kontribuojë bashkekzistencës paqësore, unitetit dhe partneritetit produktiv mes kombeve. Jam shumë e kënaqur, znj. Kryetare, që dy parlamentet tona bashkëpunojnë ngushtë dhe me efektivitet dhe jam e bindur se ne do të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë.
Top Channel