Dy arbitra të Champions Leagues kanë përfunduar në pranga në orët e para të mëngjesit të të martës. Bëhet fjalë për dy polakët Bartosz Frankowski dhe Tomasz Musial, të cilët janë arrestuar nga policia polake në Lublin, aty ku pritet të zhvillohet sfida mes Dinamos së Kievit dhe Rangers, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Të dy arbitrat ishin në Lublin për të vendosur drejtësi në sfidën e Champions Leagues, pasi Frankowski ishte përzgjedhur si gjyqtar i VAR-it dhe Musial si asistent i tij.
Të dy u ndalën nga policia pasi në gjendje të dehur, u kapën duke grabitur tabelat e qarkullimit rrugor.
UEFA ka përcaktuar menjëherë edhe zëvendësuesit e tyre, duke qenë se sfida mes ukrainasve dhe skocezëve është planifikuar të luhet mbrëmjen e sotme në qytetin polak të Lublinit.
Në pritje të aplikimit të formatit të ri, Champions League merr edhe njëherë vëmendjen maksimale, ndonëse këtë herë jo ngjarje të ndodhura drejtpërdrejtë në fushën e blertë./ Super Sport
Top Channel