Nico Williams iu bashkua stërvitjes së Athletic Bilbao mëngjesin e së martës, duke ndërprerë pushimet e tij, pasi u shpall kampion Europe në “Euro 2024” me Spanjën.
Sulmuesi ka bërë një deklaratë në kanalin zyrtar të klubit bask: “Jam kthyer, po e pres me padurim këtë sezon”.
Pas këtij reagimi, duket se Nico Williams ka marrë vendimin për të ardhmen e tij: do të vazhdojë te Athletic Bilbao edhe për të paktën një sezon, pavarësisht interesit të lartë të Barcelonës, e gatshme për të paguar shumën 60 milionë euro që parashikohet në klauzolën e tij.
Të gjithë lojtarët e Barçës të pyetur për afrimin e mundshëm të Nico Williams në këtë merkato e kanë mirëpritur atë publikisht. Sidomos ata që luajtën me të gjatë kampionatit europian.
Nuk ka kohë për të humbur
Nga ana tjetër, Barcelona do të përpiqet të mbyllë sa më shpejt transferimin e Dani Olmos. Ideja e parë e klubit “Blaugrana” ishte që të afronte dy nga futbollistët, për të shtuar shumë cilësi në skuadër, por duket se tentativat për Williams kanë dështuar.
Top Channel