Fenerbahçe po përgatitet të luajë sonte, në orën 20:30 kundër Lille, në turin e tretë të Ligës së Kampionëve, pengesa e parë serioze e skuadrës turke për të marrë pjesë në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, trajneri José Mourinho foli për objektivat: “Klubi nuk më ka thënë se Liga e Kampionëve është një domosdoshmëri. Do të ishte mirë nëse do të luanim në Champions, për prestigjin e klubit, për prestigjin e futbollit turk dhe në fund për prestigjin e vetë lojtarëve.
Nëse më pyesni nëse mund ta fitojmë Champions League, gjithçka është e mundur, por unë nuk besoj në mrekulli. Nëse më pyesni nëse mund ta fitojmë Ligën e Evropës, po.
Portugezi po përballet me disa dëmtime, që e kanë penalizuar jo pak skuadrën:
Kemi lojtarë të mirë në skuadër. Kur një prej tyre lëndohet, hapen një sërë mundësish për të tjerët, ashtu siç bëjnë në stërvitje.
Top Channel