Pas një sezoni mjaft të mirë në edicionin e shkuar me Kukësin, kur arriti në finale të Kupës përballë Egnatias kampione, Bledar Devolli fillon një aventurë të re në këtë sezon me Ilirinë e Fushë Krujës në Kategorinë e Dytë.
Një tjetër sfidë, për një trajner të mësuar me të tilla, por një zgjedhje që vjen për shumë arsye që vetë trajneri gjirokastrit tregon.
Dhe në të vërtetë ambienti, stadium dhe kushtet pak e lidhin këtë skuadër me kategorinë e dytë, që për hir të së vërtetës në edicionin e shkuar, vetëm play-off-I me Lushnjën e mbajti në këtë kategori, por sipas kapitenit Adolf Selmani ky do të jetë një vit ndryshe.
Veç trajnerit Devolli, skuadra e Ilirisë ka bërë një tjetër afrim të rëndësishëm siç është ish-portieri I Partizanit, Kukësit dhe së fundi I Erzenit të Shijakut, Dashamir Xhika
Një ditë e parë e përgatitjeve të sezonit të ri për skuadrën pretendente kryesore në këtë edicion për t’u ngjitur një shkallë më lartë në futbollin shqiptarë, duke qenë se që në sezonin e kaluar ju afruar shumë pranë, por siç premton trajneri I ri Devolli, në këtë sezon nuk do t’ja lënë më në dorë play-off-it ngjitjen për më sipër.
Top Channel