Socialistët fituan bashkinë e Himarës në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit, duke mundur opozitën me rreth 1500 vota më shumë.
Ndaj, kandidati i PS-së Vangjel Tavo do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Himarës, pasi ka siguruar 5022 vota, ndërsa rivali i tij Petraq Gjikuria e koalicionit “Bashkë Fitojmë” vetëm 3545 vota.
Të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 36 qendrat e votimit tregojnë se fitoren Vangjel Tavos ja dhanë himariotët e zonave periferike. Në njësitë administrative Lukovë me 1725 vota dhe Horë Vranisht me 1165 vota kandidati socialist ka fituar bindshëm, ndryshe nga Gjikuria, i cili ka marr në të dyja komunitetet aq vota saç ka marr Tavo veç në 1.
Konkretisht kandidati opozitar në Horë Vranisht numëron veç 141 vota dhe në Lukovë 942 vota. Por epërsi Petraq Gjikuria ka patur në qendrën e Himarës me 330 vota më shumë se Vangjel Tavon, por rezultati i njësisë administrative Himarë në 16 qendra votimi nuk e ulën dot në karrigen e kryetarit. Por, një ftesë për të qëndron ende për detyrën e nënkryetarit të bashkisë.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme te Himarës rezultoi 37.69 %, me 8678 votues që shprehen vullnetin e tyre me votë nga 23.074 persona që ishin thirrur për të marrë pjesë në zgjedhje. Në krahasim me zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 rezultuan mbi 800 votues më shumë.
Zgjedhjet e 4 gushtit zgjidhën në këtë mënyrën ngërçin më shumë se një vjecar në bashkinë e Himarës pa kryetar, pas burgosjes së kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit 2023 Fredi Belerit dhe arrestimit të kryetarit në detyrë Jorgo Goros për abuzim me pronat.
Gara e mëparshme mes tyre kishte një rezultat të ngushtë, ku Beleri fitoi me vetëm 19 vota më shumë por nuk e ushtroi në asnjë ditë detyrën për shkak të korrupsionit pasiv të kryer në zgjedhjet e shkuara.
Top Channel