Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë ka përfunduar.
Rezultate paraprake për 36 qendrat e votimit sipas KQZ janë:
Kandidati i propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”, Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%).
Kandidati i propozuar nga, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, zPetraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%).
“Ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë, u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqën zyrtare të internetit të KQZ-së dhe Aplikacionin KQZ”, sipas njoftimit.
1/3 Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë. pic.twitter.com/Sdcx1uf74t
— KQZ Shqipëri (@KQZShqiperi) August 5, 2024
Top Channel