Fitoi me përmbysje ndaj Marokut, Spanja finalistja e parë e “Lojërave Olimpike”

05/08/2024 21:34

Spanja është finalistja e parë e turneut olimpik të futbollit për meshkuj në “Paris 2024”, pasi fitoi me përmbysje ndaj Marokut, duke “thyer” ëndrrën e këtyre të fundit për të triumfuar në një kompeticion të një rëndësie të tillë.

Ndeshja Spanjë-Marok u mbyll me rezultatin 2-1, me golat që për spanjollët i shënuan Fermin Lopez në minutën e 66’ dhe Luanlu Sanchez në të 85’.

Sa i përket ekipit të Marokut rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Rahimi, i cili shënoi në minutën e 37’.

Tashmë Spanja do të duhet të presë përfundimin e ndeshjes mes Francës dhe Egjiptit për të mësuar kundërshtarin që do të ketë përballë në finale, me synimin e vetëm që të triumfojë në “Lojërat Olimpike”, duke e kthyer 2024-ën në vitin e suksese të futbollit të Spanjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA