Sot do zgjidhet kryetari i Bashkisë së Himarës!

Votimi ka nisur rreth orës 7:00 të mëngjesit, por në dy qendrat e votimit në fshatin Kuç nuk ka nisur ende për shkak të disa problemeve në lidhje me materialet zgjedhore.

Sot do vendoset se kush do jetë në krye të bashkisë Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës. Të dy kandidatët po përballen “kokë më kokë”, teksa zgjedhjet e sotme pritet të kthejnë qetësinë në Himarë pas sagës që nisi në 2023 me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA