“Nuk ka zgjedhje të lira me Ramën”, Berisha paralajmëron humbjen në Himarë: Mbi 6 mijë zgjedhës nuk u lejuan të votojnë

04/08/2024 20:55

Ndërsa Himara shkoi në zgjedhje këtë të diel, Sali Berisha nga dritarja e banesës ku ndodhet në arrest, paralajmëroi humbjen e kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Berisha deklaroi se “sot Edi Rama u mohoi të drejtën e votimit 6153 banorëve të Himarës”, duke vijuar më tej se “përsëri zgjedhjet në Himarë dëshmuan krimin monstruoz elektoral, shtetëror”.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, misionareve dhe misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë, kauzës së madhe, të çdo shqiptari të ndershëm, të çdo shqiptari, atdhetarë, patriot, të kauzës së lirisë, interesit kombëtar, shpresës dhe besimit.

Një përshëndetje u dërgoj sonte të gjithë qytetarëve të Himarës, që ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese në një votim që vjen pas grabitjes monstruoze të mandatit të Fredi Belerit, nga Edi Rama dhe bandat e tij.

Sot përsëri zgjedhjet në Himarë dëshmuan intolerancën e plotë, dëshmuan krimin monstruoz elektoral, shtetëror. Dëshmuan fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Sot Edi Rama ju mohoi të drejtën e votimit, e ushtrimit të  të drejtës kushtetuese për votimin 6153 banorëve të Himarës se me pretekstin se atyre u kishin skaduar kartat e identitetit.

Ky dënim, ky ndëshkim i qytetarëve të Himarës, se kartat e tyre kishin skaduar ndërkohë që kishte skaduar vetëm data, por nuk kishte ndryshuar asnjë nga elementët e sigurisë që dëshmonin identitetin e qytetarit, është një akt kriminal, është një akt që fakton për të qintën herë se me Edi Ramën, zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk do të ketë”, tha ai”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA