Kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, pas mbylljes së procesit të votimit, u shpreh besimplotë se ai do të jetë fitues.
Në një deklaratë para gazetarëve, Gjikuria, sikundër edhe Flamur Noka, hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se i kanë kërcënuar qytetarët, por se sipas tij, nuk ia ka dalë sepse “himarjotët nuk tremben”.
“Himarjotët folën, tani na ka ngelur të numërojmë kutitë, mendoj se asnjë nuk do t’i prekë kutitë. Do jem këtu edhe nesër, të punojë për himarjotët. Në këtë fushatë kishin zbritur e gjithë administrata që me kërcënime kanë frikësuar himarjotët.
Por ata nuk tremben dhe pjesëmarrja ishte pak më e lartë, dhe tregon se nuk e ulin kokën. Çfarëdo rezultati të jetë do shikohen ato shkelje dhe është puna e KQZ të vendosë. Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himarjotët. Unë jam fitues, Tavo po të dojë të vijë të punojë me mua. Jam i sigurt që më kanë votuar qytetarët. Opozita ka punuar për mua, i falënderoj për mbështetjen”, tha ai.
Top Channel