“Ka pasur persona të paautorizuar, mbanin shënim votuesit”, Celibashi liston problematikat në Himarë: Në Lukovë nuk u lejuan gazetarët

04/08/2024 12:51

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat listoi problematikat e hasura deri më tani gjatë procesit të votimit në Himarë.

Ai tha se ka pasur persona të paautorizuar të cilët mbanin shënim votuesit. Gjithashtu një incident është raportuar edhe në Lukovë, ku nuk janë lejuar përfaqësues të medias.

Celibashi: Edhe më herë e kemi bërë me dije s’ka të bëjë aspak me përgjegjësitë e KQZ, por mbetet jashtë procesit zgjedhor në themelin e vet. Janë rreth 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme, dua të them që gati po e njëjta shifër ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara, nuk kishin një dokument id të vlefshëm. Përse nuk u mor një vendim nga këshilli, këtë unë nuk mund ta them. Ne e kemi bërë këtë komunikim kur ka pasur kërkesë nga partitë politike, s’ka pasur komunikim zyrtar, e kemi pasur informal, ngelet një çështje që është jashtë asaj sferës së përgatitjes dhe vëmendjes që duhet të ketë kqz.

Nuk kemi pasur komunikim me përfaqësues të qeverisë dhe ministrisë së Brendshme sepse s’do të ishte zgjidhje kjo çështje duhej zgjidhur më parë, s’kemi pse hezitojmë, lidhet me interesin e vetë votuesve, janë ata të parët që vlerësojnë kanë apo jo interes për të pasur një mjet identifikimi. Edhe për partitë politike dhe subjekte të tjera të interesuara. Është interes që lidhet me vetë votuesit kandidatët dhe pjesëmarrësit në garë. Ka qenë proces i qetë, ka pasur raste ku janë evidentuar problematika, ka pasur persona të paautorizuar mbanin shënim votuesit, kjo është zgjidhur, incident në Lukovë me përfaqësues të medias të cilët nuk janë lejuar. Është e lejueshme që gazetarë kameramanë operatorë të filmojnë, nëse ndonjëri nga anëtarët e komisionit do duhet të lërë këtë detyrë.

Celibashi bashkëbisedoi me anëtaret e KZAZ nr. 88. Ai u informua për problematikat e raportuara dhe si janë zgjidhur si dhe detajet teknike për ecurinë e procesit.

Pas konferencës për media, Celibashi po shkon në një takim informal me Vangjel Dulen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA