Himara tokë e nxehtë! Dy kryebashkiakë në burg dhe një e dorëhequr, historia e 17 muajve ku u përfshi edhe Greqia

04/08/2024 15:03

Himara zgjedh sot kryetarin e ri të bashkisë, qytetarët himariotë do t’i japin fund sagës së një bashkie pa kryetar.

Pas një bashkie të vogël si Himara, qëndron një zhurmë e madhe politike që u shkaktuar nga arrestimi i Belerit. Qe çështja Beleri ajo që solli një situatë të tillë prej gati 17 muajsh në Bashkinë Himarë. Arrestimi i Fredi Beleri në 12 maj të 2023, dy ditë para zgjedhjeve vendore ishte vetëm fillimi i një procesi të vështirë ligjor, politik si dhe diplomatik, aq sa shkaktoi tension mes Shqipërisë dhe Greqisë fshqinje, ku kjo e fundit kërkoi lirimin e Fredi Belerit, pas ishte pjesë e minoritetit grek.

Ai u arrestua nën akuzën e blerjes së votave, por prangosja e tij u bërtit fort nga opozita e më pas nga OMONIA, vetë ai dhe Athina zyrtare, të cilët e quajtën si sulm politike dhe vepër e kryeministrit Rama. Pas kësaj kryetari në detyrë Jorgo Goro, përfundoi pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pas tjetërsoi pronat në mënyrë të paligjshme.  E gjithë kjo histori solli zgjedhje të reja në bashkinë e Himarës.

Sot  23 mijë e 74 qytetarë himariotë janë thirrur për të votuar për të zgjedhur mes  dy kandidatëve, Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i cili kandidon nën siglën  “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA. Në total janë 36 qendra votimi në Himarë dhe sipas orarit zyrtar u hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00 deri kur të largohet votuesi i fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA