23/11 15:35
Fenerbahçe dëshiron që të blejë kartonin e Sofyan Amrabat nga Fiorentina.
Klubi italian nuk e konsideron lojtarin si pjesë të projektit për të ardhmen dhe është i interesuar për ta shitur kartonin e tij, por oferta e bërë nga klubi turke konsiderohet shumë e ulët.
Fenerbahçe ka ofruar 10 milionë euro, por Fiorentina kërkon të paktën edhe 5 miliona të tjera.
Më tej, futbollisti maroken, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025, nuk është i bindur për transferimin në Turqi te skuadra e Jose Mourinho-s.
Amrabat raportohet se dëshiron të kthehet në Premier League, te Manchester United, ndaj një kalim të Fenerbahçe duket shumë i vështirë të realizohet. /Supersport
Top Channel