Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2022, Kate Middleton ashtu si bashkëshorti i saj, Princi William mori një titull të ri.
Pas 11 vitesh si Dukeshë e Kembrixhit, Kate iu dha titulli Princesha e Uellsit, i cili është i rezervuar për trashëgimtarin e fronit britanik ose bashkëshorten e trashëgimtarit.
Megjithatë, sipas Robert Jobson, autor i një biografie të re të titulluar, “Catherine, The Princess of Wales”, thuhet se Middleton e refuzoi titullin. Sipas një fragmenti të publikuar në Daily Mail, Jobson shkruan se pasi Kate Middleton u martua me William në 2011, ajo ishte e shqetësuar për të përdorur titullin.
“Në martesën me djalin e madh të Princit Charles, Catherine ishte e vetëdijshme se një ditë do t’i duhej të shkelte në gjurmët e vjehrrës së saj të ndjerë por perspektiva për t’u bërë Princesha e Uellsit nuk ishte tërheqëse. Ajo e dinte se në mënyrë të pashmangshme do të krahasohej me Dianën, vdekja e parakohshme e së cilës kishte provokuar një cunami të tillë zemërimi dhe pikëllimi. Dhe ajo kishte të drejtë”, shkruan Jobson.
Si në tabloidet, ashtu edhe në familjen mbretërore, vëren Jobson, Kate krahasohej pa pushim me Dianën.
“Kate i dukej stresuese të gjitha këto biseda. Në të vërtetë, arriti në pikën ku ajo ndjeu se mund të ndiqte shembullin e Camilla-s, e cila zgjodhi të bëhej Dukeshë e Cornwall) duke refuzuar kur erdhi koha të njihej si HRH Princesha e Uellsit”, shkruan ai.
8 vite pas vdekjes së Princeshës Diana në 1997, Princi Charles u martua me Camilla Parker Bowles. Camilla refuzoi të përdorte titullin Princesha e Uellsit; në vend të kësaj, ajo njihej si Dukesha e Cornwall.
Megjithatë, sipas Jobson, Kate Middleton pranoi titullin e saj të ri kur erdhi koha për respekt si për bashkëshortin ashtu edhe për babain e tij, Mbretin Charles III.
“Kishte kaluar mjaft kohë për ta bërë titullin më të këndshëm dhe Katerina kishte qenë në skenën botërore aq gjatë sa të vlerësohej për cilësitë e saj”, thotë ai.
Top Channel