Mesfushori: Vendimi më i mirë në karrierë? Të largohesha nga United!

03/08/2024 16:10

Andreas Pereira shkëputi kontratën me Manchester United në verën e vitit 2022 për të firmosur me Fulham.

Për mesfushorin me tipare ofensive kjo lëvizje nuk është një hap pas në karrierë, por e kundërta. Në një intervistë të fundit, braziliani thekson se vendimi më i mirë në karrierën e tij ka qenë ai për t’u larguar nga Manchester United.

“Mendoj se largimi nga Manchester United ishte vendimi më i mirë që kam marrë në karrierën time. Tani jam te Fulham, po shijoj futbollin sërish, jam rikthyer në kombëtare, patjetër që largimi nga United ishte vendimi i duhur. Këtu te Fulham më ndihmojnë të gjithë dhe në pata një sezon të mirë.

Fulham është një skuadër që nënvlerësohet shumë, ndoshta prej të kaluarës kur edhe ranë nga Premier League. Por, nëse e sheh me vëmendje sezonin e shkuar ne kemi zhvilluar një futboll shumë të bukur. Mundëm disa nga skuadrat e mëdha dhe konkurruam si të barabartë, kjo tregon të gjithë zhvillimin tonë”, u shpreh 28-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA