Besiktas siguron triumfin historik në Superkupë, Galatasaray dorëzohet pa kushte

03/08/2024 22:33

Superkupa e Turqisë është e Besiktas. “Bardhezinjtë” u rikthyen në finalen e Superkupës pas tre vitesh dhe ia dolën të fitonin përballë një rivali si Galatasaray, e për më tepër 0-5, fitorja më e thellë në historinë e Superkupës, me të dyja ekipet që u ritakuan në këtë finale pas vitit 2016.

Në “Ataturk Stadium” Besiktas e nisi me shumë vrull ndeshjen, pasi “Shqiponjave” u mjaftuan vetëm 21 sekonda për të gjetur golin e avantazhit.

Pas një pasigurie në mbrojtje nga ana e Nelson, Ciro Immobile përfitoi dhe shkundi rrjetën e Muslera-s duke realizuar jo vetëm golin e parë të finales, por edhe golin e parë më Besiktas.

Rrjeta e italianit vendosi në lëvizje të dyja skuadrat, me kampionët e Turqisë që realizuan dy herë, në harkun e dy minutave (13 dhe 15) por si Icardi ashtu edhe Akturkoglu ishin në pozicion jashtë loje.

Pavarësisht ritmit të lartë nga të dyja skuadrat, pjesa e parë nuk solli ndryshim rezultati edhe pse Immobile në fundit e kohës së rregullt kishte mundësinë për të realizuar golin e dytë personal.

Ashtu si pjesa e parë edhe fraksioni i dytë foli më shumë për Besiktas, teksa Galatasaray u ndëshkua sërish shpejt.

Në minutën e 53-të edhe me protagonizmin e Rashicës “Shqiponjat” dyfishuan rezultatin me anë të Svensson duke i dhënë kështu një goditje të fortë skuadrës së Buruk.

Me kalimin e minutave Galatasaray u dorëzua pa kushte, teksa në minutën e 79-të Bardakci gaboi në ndërhyrje duke shkaktuar penallti, të cilën më pas Immobile e përktheu në gol.

Si të mos mjaftonte rezultati apo edhe ndeshja nën nivel, Galatasaray mbeti me dhjetë lojtarë pasi në minutën e 87-të Nelsson që u ndëshkua me karton të kuq.

Teksa në minutën e 90+1 Rafa Silva i shënoi edhe golin e katër, teksa ndeshja u vulos nga talenti i Besiktas, Hekimoglu shënoi golin e pestë për ekipin e tj në minutën e 90+2’.

Ky është suksesi i dhjetë për Besiktas në finalen e 22-të në histori duke barazuar ekipin e Trabzonspor, teksa në krahun tjetër, Galatasaray nuk ia del në finalen e 27-të duke pësuar kështu humbjen e dhjetë në Superkupë, por mbetet në krye me 17 trofe të fituar, si askush tjetër./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA