23/11 15:13
Redon Xhixha e nis me këmbën e mbarë kampionatin në Azerbajxhan.
Ish-sulmuesi i Laçit dhe Tiranës në Kategorinë Superiore, tashmë prej disa sezonesh pjesë e Qarabagut, gjeti rrugën e rrjetës që në ndeshjen hapëse përballë Araz në transfertë, takim që përfundoi me fitoren 4-1 të miqve.
Pa u mbyllur minuta e gjashtë, Xhixha përfitoi nga ngathtësia e portierit kundërshtar për të larguar topin nga zona, duke zhbllokuar rezultatin (0-1).
Qarabagu realizoi edhe dy gola të tjerë gjatë fraksionit të dytë me Keita dhe Hyseinov, ndërsa goli i vetëm për Araz u shënua në minutën e 87-të për rezultatin e përkohshëm 1-4./ Super Sport
Top Channel