Noizy dhunon personazhin e njohur të TikTok-ut në një klub nate në Kosovë, Prokuroria e Pejës nis hetimet

02/08/2024 13:16

Këngëtari i njohur Noizy është përfshirë në një përplasje fizike të ndodhur në një klub nate në qytetin e Pejës, Kosovë.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase Noizy dhe 7 miqtë e tij kanë dhunuar një personazh të njohur në rrjetin social TikTok.

Personi i dhunuar është Muhamet Iseni, tiktoker i njohur si Medi Iseni. I dhunua ka mbetur edhe miku i këtij të fundit, Bekim Hardergjonaj.

Të dy janë dërguar në spitalin e Pejës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre. Po ashtu, zëdhënësi i rajonit të Pejës, Shkodra Nikçi tha se Prokuroria e qytetit ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore,”-u shpreh zëdhënësi i Policisë, sipas mediave vendase.

Kjo është ngjarje e përsëritur pasi Muhamet Iseni është dhunuar nga fansat e reperit edhe dy vite më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA