Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton në Facebook: Më the ‘postoje pa problem, s’është faji im që… Fushata për zgjedhjet në Himarë është mbyllur këtë të shtunë, ndërsa të dielën himariotët do t’i drejtohen kutive të votimit.
Kandidati socialist Vangjel Tavo do të kandidojë përballë Petro Gjikurisë, i zgjedhur nga opozita.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka mbajti fjalën gjatë fushatës në mbështetje të Gjikurisë.
“Ata nuk kanë ardhur as t’ju kërkojnë votën. Edi Rama e ka merituar refuzimin e Himarës sepse erdhi për t’ju blerë votën. Viti 2024 dhe këtu nuk ka ujë, ai nuk meriton asnjë votë, ju do të votoni se ju fituat sepse kryetari i ligjshëm ishte Fredi Beleri, ai nuk e la biri tuaj të drejtonte hordhi për ta burgosur, me burgosjen e belerit do të burgostre HImarën. Ja ku është sot që përfaqëson Himarën dhe çdo qytetar të lirë. Votoni Gjikurinë, fitore dhe vetëm fitore”, tha Noka.
Top Channel