Manjola Konini mbyll aventurën në Paris, shpresat e Shqipërisë për medalje ngelen në atletikë dhe mundje

02/08/2024 13:49

Manjola Konini nuk ka shkuar më shumë se vendi i 37-të në qitje, 25 metra me pistoletë për femra.

Qitësja shqiptare grumbulloi 569 pikë, që nuk i mjaftuan për t’u kualifikuar në finale, teksa pak ditë më parë u eliminua dhe nga kualifikueset e disiplinës 10 metra me pistoletë.

Konini bëhet sportistja e tretë shqiptare që i jep lamtumirën kështu Lojërave Olimpike “Paris 2024” pas Kaltra Meçës dhe Grisi Koxhakut, të dy në not.

Tashmë shpresat e Shqipërisë për të arritur një medalje në këtë Olimpiadë kanë ngelur në 5 sportistë, Franko Burraj dhe Luiza Gega në atletikë dhe në mundje me Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA