Nga Agron Gjekmarkaj
Pranë sekretarisë së Borës ka grumbullime të mëdha njerëzish. Por, deputetët aktual të PS-së, duke e nuhatur tendencën kanë dalë që me natë për të zënë radhën me shishe të qumështit.
Tashmë, ata janë në garë me gjithë të panjohurit se Bora nuk mban hatëra e nuk bën hilera.
Ajo ka marrë bekimin e Babos të ndajë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e shtrëmbërta, marifetin nga shejtanllëku e shumëçka tjetër.
Xhemali, tanimë i identifikuar me filozofinë konfuciane kishte filmuar veten në bibliotekë rrethuar me kodikë të vjetër, një papirust në vend të letrës, një pendë pule që e ngjyente në bojë, pauza të gjata mendimi, gishtin në tëmth, shikimin nga dritarja dhe aty këtu ndonjë rresht i skalitur si ekstrakt. Në CV shkruante “jam Xhemali që mendimet i shndërron në punë dhe puna e bën të menduar”! Ishte i pari që kaloi gardhin e hyri brenda. Sa u hap ekrani, Bora vikati “ si guxon, more birbo, si guxon të me prishesh gjakun që në sabah, po pse për mendimtarë ka nevojë partia jonë, pse me poet e shkrimtar i fituam ne zgjedhjet, tek ne një mendon të tjerët janë vegla, hajt thyej qafen tani se të lëshova murron?!”! Xhema i gjorë iku me vrap duke dihatur.
E thyer në moral, Olta duke parë skenën, u ngjit e dyta ndonëse agim gjithçka dukej muzg.
Hyri brenda i tha “mirëmëngjes” po nga ana tjetër veç një tundje koke pa afrimitet. Në televizor, Olta u shfaq me Blinken që i thoshte shoqe, me Matis për dore me Sholc e Makron, por Bora ulëriti “fikeeee fikeeee”! Oltës i kaluan mornica ! “Pse ?” me zë të fikur pyeti. “Si pse moj korbë, ky është shpërqëndrim, është hallakatje, vetëkënaqësi, me xha Namikun, me Temen, me teto Arten duhej të shfaqeshe si lidhje ndërmjet brezave, nuk e pe Mamicën dje që bëri resme me shokun Gramoz?”!
Olta e mblodhi veten dhe i tha shiko nuk je e informuar. Mamica s’i ka fare punët mirë, ka kafshuar dorën që e ka ushqyer, i ka shpallur luftë “Kronikës”, ka hequr Kosten e Gramozit e të Linditës nga shef kabineti, akademik burri i botës, studiuar në Harvard, themelues i PS sapo shkeli aty, i tha o rri këshilltar o ngrohu në diell, për të vënë në krye të punëve një çupëlinë, llafi i ka shkuar dhe Babos, lexuesit e “Kronikes” janë bërë tym, po përgatiten protesta me moton duam Kosten tonë, do mësyjnë parlamentin, megjithëse Bela po e kërkon për Shef Kabineti”! Genc Gjonçaj me ca punëtore po hap kanale e transhe përreth.
Bora u mendua një çast e tha le të sjelle Kostaqi një video me breshër se Babo shtrin viganin e ngre fakir fukaranë!
Olta këtë koinfidencë e mori si shenjë zbutje edhe ndaj saj.
Gjeneral Kollçaku ishte veshur si një ushtar i thjeshtë me uniforme doku nga ato kinezet , jeshile, me një pushkë model 56, zvarritej nën tela me gjemba, kërcente mbi kaluçe druri, dukej në frengji bunkerësh me devizen unë jam vërtetë Gjeneral por për Babon mbetem ushtar i thjeshtë! “Me kenaqe i tha Bora por mos u bej si Shvejku se na bën gjëmen! Uaaa llaf është ai , vdes ore e ashtu nuk bëhem”!
Ogi dukej e qetë, por ziente së brendshmi ! Me modesti disi e mallëngjyer ngjiti shkallët. Po shfaqte pasiguri por Bora i tha relaksohu, ti më ke ndenjur afer, me ke dhënë përgjigje për shumë pyetje, nuk ta harroj. Ogi ndezi projeksionin u shfaqen një fëmijë kopshti, një filloreje, një tetëvjeçareje per ta mbullur me një punëtor, një të papunë dhe një pensionist të cilët interpretonin fjalimet e Babos pra jo vetëm në jetën shkollore por edhe në shkollën e jetës lajtmotiv fjala e Babos. Bora i rrahu shpatullat. Ik se ia hodhe i tha. Ogi mori frymë e lehtësuar.
Nikoqiri kur pa Ogin të qeshur besoi se ky është çasti i duhur për tu dukur. Pakez i skuqur i tha “shoqja Bora kam menduar diçka specifike , organike e simbolike”! Me një shenjë dore si bezdi i la të kuptojë se duhet ta ndezë! Aty dukej Nikoqiri tek mbante duart në plor një pende qe që lëronin arën, ai i cyste hyyy shytojë…hyyyy balojë…pastaj ngadalë afrohet …Eni Xake dhe i jep një qyp me ujë, ai i thotë “po me duket ma i mirë se vena” !
Domethënia pyet Bora! I gatshëm të bëj bujkun sepse lipset. Ngjitë emrit të tij Bora shënoji “ ky nuk zhgënjen kurrë”!
Mamicushi Tao tentoji të dukej autoritar, ish-Sekretar i Përgjithshëm, ish-Kryetar Grupi, ish-Ministër i Brendshëm dhe me shkujdesje la një dokumentar “380 ditë punë” ! More haram ju drejtua Bora kujt ja shet ti këto dëngla, Babo pikërisht për këtë të hoqi e të zëvendësoi me një zullap ti na i shet si lavdi, ik djalë piqu, mendo per të ardhmen, bëj një projekt se ti me zure edhe karrigen e me ule poshte kur u bëre vezir i madh me tupe. Mamicushi Tao u shastis.
Gonxhe i veshur me kominoshe me njolla vaji , me çelësa anglez u shfaq poshte një benzi me targë 753, e grasatonte, e vajiste, e fshinte dhe i puthte gomat. Ne motivacion shkruante “e rëndësishme që kjo makine të ecë se na shtyp ne rruges , hallall”! Ky është edhe mendimi i Maznikut merre per dy.
Bora per herë të parë e firmosi me një pike loti dëftesën kalueshem të Bledit.
Laert Duro erdhi me një dudum mes domixhanesh ku lotët dhe djersët e kongresit të fundit ishin bashkuar! Ai tha unë skam pretendim jam këtu të mbledh gëzimet e lotët e tua Bora thjeshtë si punëtor që ti dokumentoj gjatë këtij procesi, thjesht dua të jem dëshmitar kur të vijë ministri i brendshëm Ibrahim Hoxha, i mbrojtjes Pirro Dëngu dhe ai i financave Sypetrit Morina! Për këta kujdesem vete tha Bora por të dua këtu kur të vijë Bela me Mamicën. Kronika vazhdon monitorimin!
Top Channel