FOTO/ Xhudistja italiane puth partneren e saj pasi fitoi medaljen e artë, reagimi i Melonit bën xhiron e rrjetit

02/08/2024 17:10

Italiania Alice Bellandi fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 në kategorinë 78 kg për femra në xhudo, duke triumfuar në finale ndaj atletes izraelite Inbar Lanir.

Pas këtij triumfi, ajo festoi me partneren e saj, të cilën vendosi ta puthte në buzë. Një veprim ky që ra në sytë edhe të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Ajo ishte prezentë në ndeshjen e Bellandit për të mbështetur sportisten që përfaqësonte Italinë në këtë garë, por veprimi i xhudistes me partneren e saj solli një reagim në fytyrën e Melonit.

Kryeministrja italiane ngeli e habitur nga kjo puthje, e cila nuk e fshehu aspak reagimin edhe pse ishte e rrethuar nga kamerat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA