26/12 08:12
Tomor Gjoka, ish-futbollist i shquar i Tiranës, është ndarë nga jeta.
Babai i trajnerit Ernest Gjoka u shua në moshën 85-vjeçare. Një lojtar i shpejtë dhe teknik, mjaft pozicion dhe me një nuhatje të shkëlqyer për gol, ç’ka bëri që në vitin 1959 të bëhej pjesë e ekipit të parë të Tiranës.
Tomori për shkak të shërbimit të detyruar ushtarak luajti për Partizanin deri më 1961, por më pas u kthye tek Tirana dhe prej sezonit 1962-1963 duke u shndërruar në një lojtar kyç, me 27 gola që e bënë shënuesin më të mirë të kampionatit shqiptar në sezonin 1963-1964, ndërsa më pas golat për të ishin rutinë. Po ashtu, titujt kampionë, sepse Gjoka ngriti trofeun madhor në vitet 1965, 1966, 1968 dhe 1970.
Top Channel