Akuzoi për pabarazi në Lojërat Olimpike, Meloni tërhiqet pas takimit me presidentin e CIO-s: Boksierja algjeriane është një grua

02/08/2024 14:26

Në gjithë këtë debat nga ndeshja e fundit e boksit mes Imane Khelif dhe Angela Carinit u përfshi edhe kryeministra italiane, Giorgia Meloni e cila ndodhej në Paris pikërisht për të vizituar qendrën e sportistëve italian olimpik.

“Kam vite që nuk jam dakord me CIO-n për këtë çështje. Ndeshja nuk është me armë të barabarta. Ishte një garë e padrejtë. Në fakt, kjo dukej që në fillim kur në gjakun e algjerianes kishte nivel tepër të lartë testosteroni. Dua të tregohem e kujdesshme dhe të mos jem diskriminues, por tërheqja e Angelës më trishton shumë. Detyra e institucioneve është që të garantojnë një garë të drejtë. Unë mendoj se atletet që kanë gjenetikë mashkullore nuk mund të garojnë me femrat. Kjo jo për diskriminim, por për të mbrojtur idenë e lojës së barabartë”, tha Meloni pas duelit.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë, Thomas Bach ka zhvilluar një takim me kryeministren italiane Meloni edhe pas deklaratave të sajë të para në lidhje me ndeshjen e boksit mes italianes Carini dhe algjerianes Imane, takim që me sa duket e ka rikthyer nga tifoze në profesionin e politikanes numrin 1 të qeverisë Italiane.

“Ishte një takim shumë pozitiv dhe folëm edhe për rastin e Carinit. Ramë dakord dhe në një mendje për të thjeshtësuar këtë ngjarje dhe çështje, pasi ajo, boksierja algjeriane është një grua dhe ka zhvilluar për 6 vite ndeshje në nivelet ndërkombëtare”, tha Meloni pas takimit me presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë.

Italia do të presë në vitin 2026-të edhe Lojërat Olimpike Dimërore dhe në takimin mes Melonit, Bah dhe presidentit të Komitetit Olimpik Italian Malago, ka qenë edhe kjo çështje për t’u diskutuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA