Fonseca: Milan guximtar, fitore që të mbushin plot besim

01/08/2024 14:14

Fitoret të mbushin me besim dhe entuziazëm. Kështu po ndodh edhe te Milani, që pavarësisht se vetëm takime miqësore ka mposhtur Manchester Cityn (3-2) dhe Realin e Madridit (1-0).

Pas suksesit përballë kampionëve të Spanjës dhe Europës – falë golit të nigerianit Chukwueze – trajneri Paulo Fonseca u shpreh:

Jam i lumtur për kurajën me të cilën luajtën të gjithë djemtë. Kam ndjesi shumë të mira. Sigurisht që rezultati nuk është gjëja më e rëndësishme, por fitorja sjell vetëm të mira.

Kemi shumë gjëra për të mësuar, por tre javët e para te Milani i cilësoj pozitive. Po punojmë fort dhe me mendje të hapur. Duelet ndaj Cityt dhe Realit të mbushin plot besim”.

Më pas nga një koment për disa nga individët e “Djallit”.

Pulisic është fantastik. Cilësia e tij është e pabesueshme, do të jetë shumë i rëndësishëm për ne. Sa i përket Musah, unë jam 200% i bindur se do të jetë një lojtar tepër i vlefshëm për Milanin. Sigurisht që duhet të mësojë ende shumë, por ai ka karakteristikat e duhura për të luajtur në skemën me dy mesfushorë përpara mbrojtjes”.

Në fund 17-vjeçari Liberali, autori i asistit, dhe nigeriani Chukwueze, i cili realizoi golin e fitores kundër ekipit të Ancelottit.

Liberali luan me guxim, por duhet të mendohemi. Nëse është më mirë ta dërgojmë diku të luajë apo ta mbajmë dhe të jetë pjesë e Milan Future. Të gjithë të rinjtë po tregojnë pjekuri dhe guxim.

Chukwueze? Vitin e kaluar luajti pak. Të gjithë duan të tregojnë potencialin e tyre kur vjen një trajner i ri. Jam shumë i lumtur për të, Samuel do bëjë diferencën sezonin e ri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA