Deklarata e bujshme e nipit të Trump: Çdo familje ka një xhaxha të çmendur, do votoj për Harris

01/08/2024 16:30

Një goditje të fortë ka marrë Donald Trump, i cili kandidon për presidencën e SHBA-së me partinë republikane, pasi nipi i tij, Fred Trump III, deklaron se do të votojë për Kamala Harris.

Fred Trump, nuk ndalet me kaq pasi përdor edhe karakteristika përçmuese për xhaxhain e tij, duke thënë se shpesh i pëlqejnë shprehjet raciste, dhe e quan edhe “të çmendur”.

“Çdo familje ka një xhaxha të çmendur . Xhaxhai im Donald është individualisht i çmendur. Dhe ai ka vënë vulën e tij në historinë e familjes”, tha ai në një intervistë për ABC News.

Fred Trump tregoi se ai i ka bërë gjëra të tmerrshme dhe disa njerëz e pyesin se si arrin ta tolerojë.

“Mua më pyesin se si vazhdoj të kem ende marrëdhënie me të. Ai është xhaxhai im dhe ata janë familja ime, kjo do të thotë shumë”, u shpreh Fredi.

“Unë nuk besoj se ai është një racist ,” shtoi Fred Trump, kur u pyet. “Unë thjesht mendoj se ai po përdor njerëz, qofshin ata me ngjyrë apo jo. Ju e dini, e quani racist apo jo, por unë nuk besoj këtë. Ai i përdor ata dhe kur të marrë atë që i nevojitet prej tyre, votat, do t’i shtyjë mënjanë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA