FOTOT/ Garda mbron Ramën nga shishet, Paloka në telefon me këmbët mbi tavolinë! Çfarë nuk u pa nga përplasja në Kuvend

30/07/2024 18:14

Votimi i ministrave pas propozimit të Ramës për ndryshime në kabinetin qeveritar u shoqërua me tensione të ashpra nga ana e opozitës. 

Që në nisje të seancës deputeti Gazment Bardhi ka ngritur zërin duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla, ndërsa kjo e fundit e përjashtoi nga seanca.

Bardhi iu afrua kabinetit duke e akuzuar Nikollën se ka gënjyer për arsyen e dorëheqjes së saj nga posti i kryetares së Kuvendit.

Atij iu bashkuan edhe deputetë të tjerë të opozitës, të cilët bllokuan foltoren dhe bënë zhurmuesin.

Të gjithë ministrat e propozuar nga Rama u miratuan në pozicionet e caktuara.

FOTO GALERI
10/55

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA