Çuçi uron Spiropalin dhe ministrat e rinj: Të çojmë përpara projektin Shqipëria 2030

30/07/2024 22:20

Bledi Çuçi, i cili mori detyrën e nënkryetarit të Kuvendit uroi kryetaren e re, Elisa Spiropali dhe tre ministrat e rinj të kabinetit.

Ai thekson se duhet të çojnë përpara axhendën parlamentare e qeverisëse, projektin Shqipëria 2030 dhe të përmbushim pritshmëritë dhe nevojat e qytetarëve.

“Shumë suksese kryetares së re të Kuvendit, Elisa Spiropali, kreut të ri të grupit tonë, Niko Peleshi dhe anëtarëve të rinj të skuadrës sonë qeverisëse; Hoxha, Vëngu dhe Malaj. Vlerësim për punën e çmuar që ka bërë Lindita Nikolla e Ermonela Felaj përgjatë këtyre viteve. Mirënjohje kolegëve për besimin që më dhatë në funksionin tim të ri si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Të çojmë përpara axhendën parlamentare e qeverisëse, projektin #Shqipëria2030 dhe të përmbushim pritshmëritë dhe nevojat e qytetarëve”, shkruan Çuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA