Aleksei Miranchuk është zyrtarisht lojtar i Atlanta United në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klubi italian i Atalantës, që zotëronte kartonin e futbollistit, e bëri të ditur këtë me një deklaratë të lëshuar në faqen e saj të internetit:

“Atalanta njofton se i ka transferuar përfundimisht Atlanta United FC të drejtën e paraqitjeve sportive të futbollistit Aleksei Miranchuk, mesfushor sulmues rus 28-vjeçar, i cili shënoi gjithsej 98 me fanellën e zikaltërve paraqitjet në të gjitha garat në tri sezonet e tij (jo të njëpasnjëshme).

Familja Percassi, familja Pagliuca dhe i gjithë Klubi e përshëndesin Aleksin me dashuri, duke i uruar më të mirën për vazhdimin e karrierës së tij sportive”.

Mësohet së Atalanta ka pasuar financat e saj me rreth 15 milionë euro falë këtij transferimi./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA