Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi rreth orës 16:00, në aksin rrugor Plepa-Durrës, kur një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. M., 44 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 44-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht deklarohet se motori i ka prerë rrugën mjetit.

Ndërkohë grupi hetimor që ka shkuar në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të  aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA