Para se të largohej nga Leeds United për të shkuar te Barcelona, për rreth 58 milionë euro, Arsenali ishte tashmë i interesuar për nënshkrimin e Raphinhas, i cili preferoi të ndiqte ëndrrën e tij të fëmijërisë, duke nënshkruar me katalanasit.
Dy vjet më vonë, “Topçinjtë” janë ende të gatshëm të paguajnë shumë për sulmuesin Brazilian. Sipas “Mirror”, drejtuesit e ekipit londinez do të ishin të gatshëm të ofronin 50 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe numrin 10 për brazilianin, i cili së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Katalunjë. “Po nisim sezonin e tretë”, shkroi Raphinha.
Anglezët duan të përfitojnë nga shitja e mundshme e Emile Smith Rowe te Fulhami i Marco Silvas për të përforcuar krahët, por mbetet për t’u parë nëse edhe 27-vjeçari është i interesuar.
Nga ana tjetër, Barcelona dëshiron të shesë për t’u hedhur më pas në merkato për Nico williams dhe Dani Olmon, që mbeten objektiva prioritarë./ Super Sport
Top Channel