Babai plagos me çifte të birin në Pogradec pas sherrit, niset me urgjencë drejt Traumës! 47-vjeçari e dhunoi në gjendje të dehur, i moshuari shoqërohet në komisariat

24/07/2024 19:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Pogradec, ku babai qëlloi me armë djalin pas sherrit.

Babai plagos me çifte të birin. Ngjarja në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti për motive banale, djali ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë çiften dhe e ka plagosur.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri pritet të niset drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij.

Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.

Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA