Video të shpërndara në rrjet tregonin sot momentin e shpërthimit të frikshëm të një automjeti ku një komandant i ushtrisë ruse pësoi dëmtime të rënda në tentativën kundër jetës së tij.
Objektivi i atentatit të dyshuar të spiunazhit ukrainas besohet se ishte 50 vjeçari Andrei Torgashov, që sapo hipi në automjetin Toyota Land Cruiser kur një bombë shpërtheu duke e lënë të gjymtuar.
Një re tymi mbush ajrin ndërsa dëshmitarwt nxitojnë për ta ndihmuar.
Torgashov është komandant komunikimesh me ushtrinë ruse dhe roli i tij ka lidhje me operacionet në Ukrainë si dhe me arsenalin e ushtrisë, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Mediat ruse hidhnin dyshime mbi objektivin e atentatit ndërsa sugjeronin se Torgashov nuk ishte lënduar.
Por si ai dhe bashkëhsortja Maya raportohet se u plagosën në sulm.
Dëshmitarët i kishin nxjerrë ata nga automjeti dhe një ambulancë i dërgoi në spital.
Një prej tyre tha: “Shpërthimi ishte i fortë, këmbët e burrit ishin djegur, ai nuk lëvizte”.
Rrjeti vendas Tsargrad tha se këmbët e kolonelit ishin gjymtuar në spital ndërsa gruaja kishte pësuar lëndime në fytyrë.
Objektivi sulmit mbetet i paqartë pasi disa media thonin se shënjestronte një tjetër oficer.
Ato shtonin se 500g eksploziv TNT ishin vendosur nën sedijen e shoferit dhe se hetimet fokusohen në autorësinë e inteligjencës ukrainase, shkruan The Sun.
Top Channel