Vapa shtoi rastet me meningit, mjekja: Infeksioni prek trurin dhe cipën e zemrës, kërcënuese për jetën

22/07/2024 16:25

Temperaturat e larta, që na shoqëruan për afro dy javë, përveç problematikave të shumta kanë shkaktuar rritje të numrit të pacientëve me encefalit dhe meningit, ku ka pasur edhe humbje jete.

Shefja e Shërbimit Infektiv, Profesore Najada Como, thotë se çdo ditë janë shtruar 1 apo 2 dy raste me infeksione të trurit, por nuk mbeten pas ato me infeksione të cipës së zemrës.

“Trendi është në rritje, ka edhe humbje jete. Temperaturat e larta janë favorizuese të infeksioneve, që fillojnë si të thjeshta, por agravohet deri duke kërcënuar jetën e personit”, tha Najada Como.

Meningit apo encefaliti ka prekur moshat nga 20 deri në 80 vjeç dhe në moshat e mëdha me diagnozë Parkinson apo Alzhaimer, ku nuk kanë munguar edhe humbjet e jetës.

“Si të gjithë infeksionet, që merret nga ajri, shenjat i jep nëpërmjet të vjellave, heqjes së barkut, prekjes së mushkërive ose të trurit”, tha mjekja.

Në Urgjencën e Shërbimit Infektiv ka fluks pacientësh, të cilët paraqiten me problematika të shumta.

Shefja e Shërbimit Infektiv këshillon qytetarët të rrisin kujdesin, sidomos në ditët me temperatura të larta, për të gjitha grupmoshat me dhe pa sëmundje kronike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA