Fiks Fare/ E mashtrojnë për kursin e qerpikëve, salloni i palicensuar! Paguan paratë, por nuk merr certifikatën

22/07/2024 21:15

 

Emisioni Fiks-Fare solli rastin e një qytetareje e cila pagoi që të bënte një kurs qerpikësh, por në fund doli që salloni që mori paratë për t’ja bërë  ishte i palicensuar për kurse dhe kështu nuk mund të lëshonte certifikatë.

Merita Qeramixhi , tregoi për gazetërt e Fiksit se u mashtrua nga pronarja e sallonit “Tixhe Turke” e cila i mori paratë për kurs, bëri dhe kursin dhe në fund nuk u pajis me certifikatën.

Merita tregon se erdhi nga Italia dhe qëndroi 2 muaj në Shqipëri për këtë çertifikate, por që më në fund i thanë ta nisim me email. Pastaj i thanë që nuk lëshojnë çertifikata dhe në fund  pronarja e sallonit i thotë “Nuk ta bëra unë kursin, por mësuesja”.

“Unë këtë gjë e kam denoncuar edhe në polici, por i jam drejtuar Fiksit që të mos mashtrohen të tjerë persona si unë” thotë Merita.

Emisioni Fiks Fare solli bisedën që qytetarja bëri në sallonin që bëri pagesën për kurs, punonjësja i thotë se salloni priste të merrnim licencën, por nuk e morën, ndaj  dhe s’mund të pajisnin me certifikatë kursantet.

Ndërkohë pronarja i thotë shko zgjidhe në polici dhe me media.

Në mesazhet që qytetarja kishte dhe i vuri në dispozicion edhe për gazetarët , mes mësueses që i bëri kursin dhe Tixhes është bërë ndarja e parave, ku 400 euro shkuan  për mësuesen dhe 200 euro për Tixhen.

Në faqen  “Tixhe Turke” në Instagram një vajzë reklamon kursin në këtë qendër ku thotë se është më i miri.

Gazetarët e Fiksit shkuan në sallonin e ‘Tixhe Turke” ku kërkuan një përgjigje për rastin.

Pronarja e sallonit, Tixhja, ndodhej në sallon, kështu gazetarët e pyetën nëse mund të merrnin një përgjigje në ato momente apo të vinin kur ajo të kishte kohë, por pronarja me tone të larta i nxori gazetarët nga salloni. “Nuk dua të flas fare me ju për rastin, dilni përjashta shkoni në polici”,  thotë pronarja.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA