Aktorja thotë se ka refuzuar një rol pasi do t’ia kishte vështirësuar jetën fëmijëve të saj.
Çuditërisht aktorëve të filmave u ofrohen shumë role trazuese ose të pazakonta gjatë karrierës së tyre.
Por megjithëse fillimisht ata besojnë se “këto janë pjesë e punës së tyre” vjen koha kur ata vendosin nëse duan të jenë pjesë e disa skenave, që mund të kompromentojnë fëmijët apo moralet e tyre.
Kjo duket se është diçka që Johansson bëri të qartë se do të refuzonte, kur i ofruan të bëhej zëri i inteligjencës artificiale OpenAI chatbot.
Tani besoj të gjithë e kuptojnë se përse fëmijët e saj do të ishin të prekur nga vendimi, shkruan rrjeti Unilad.
Johansson shpjegonte vendimin për New York Times, duke thënë: “Unë refuzova të jem pjesë e bisedave të inteligjencës artificiale. Më pas nuk arrija të mendoja si isha ngatërruar deri aty”.
Johansson ka luajtur më parë një rol inteligjence robotike në filmin e vitit 2013 ‘Her’ me Joaquin Phoenix.
Por është diçka tjetër të luash një rol filmi dhe të jesh gjithmonë zëri i sistemit AI.
Ajo thotë: “E ndjeja se nuk doja të isha në pararojë të kësaj, është kundër vlerave të mia. Ai [kreu i OpenAI, Sam Altman] erdhi e më tha, por unë mendova se është e dëmshme për fëmijët e mi”.
“Inteligjenca artificiale mund të krijojë pornografi hakmarrjeje dhe të të shkatërrojë jetën. Këto teknologji po na jepen më shpejt nga sa njerëzit dhe egoja e tyre janë gati të përballojnë dhe efektet po i shikojmë të gjithë, sidomos të më të rinjtë”, tha me tej Johansson.
Top Channel