Arsyeja e çuditshme pse varri i burrit gjendet në mesin e trotuarit në SHBA (fotot)

20/07/2024 18:27

Arsyeja pse ky varr gjendet në mes të një trotuari në SHBA ka bërë shumë njerëz të pyesin se ku gjendet ‘varret e tjerë që duhet të ishin pranë tij.’

Vendvarrimi në dukje i pazakontë gjendet në qytetin Jacksonville, në Florida, pranë një rruge me trafik të ngjeshur dhe një qendre komunitare, duke bërë që shumë njerëz të pyesin të habitur përse ndodhet aty.

Por vetëm vitet e fundit duket se ka dalë në dritë arsyeja e vendndodhjes.

Siç lexohet në të dhënat e gurit të varrit, i ndjeri Thompson Williams që është varrosur aty, u qëllua për vdekje në 1908 duke mbrojtur ‘nderin dhe jetën’ e një gruaje, kur një sulmues e qëlloi ate dy herë.

Por sipas një harte të vendndodhjes të viteve 1800, vendi i vendosjes së varrit ka qenë asokohe një varrezë.

Historiani vendas Ennis Davis tha për rrjetin lokal News4JAX: “Duke kërkuar hasa në një hartë të viteve 1800 të Jacksonville dhe zbulova se zona e LaVilla ka qenë në fakt varreza e Mount Herman.”

“Kjo na bën të kuptojmë se rruga dhe e gjithe infrastruktura është ndërtuar mbi varrezën e atëhershme dhe duket se ata zhvendosën varrin në mes të trotuarit për të ndërtuar rrugën”, thotë Davis.

Sipas të dhënave, varreza kryesisht per njerëz me ngjyre, zotërohej nga familja Francis L’Engle, që ka qenë bashkiaku i parë i LaVilla.

Në vitet 1940 varreza i kaloi strukturave të qytetit, të cilat ndërtuan qendrën komunitare Emmett Reed mbi të.

Megjithse varri i Williams ka mbetur siç ishte, ajo që i ka ndodhur varreve të tjera nuk dihet ende.

Rezidenti vendas Freddie Paney, thotë se varri ka qenë aty që prej fëmijërisë së tij.

Zyrtarët e qytetit nuk kanë komentuar publikisht mbi përpjekje për të zbuluar pjesën tjetër të varreve të vjetra, shkruan rrjeti britanik Ladbibble.

FOTO GALERI
1/3
Siç lexohet në të dhënat e gurit të varrit, i ndjeri Thompson Williams që është varrosur aty, u qëllua për vdekje në 1908 duke mbrojtur ‘nderin dhe jetën’ e një gruaje, por një sulmues e qëlloi ate dy herë.

Top Channel