Vllaznia turpërohet në Shkodër, kuqeblutë munden me poker nga ekipi islandez dhe i thonë “lamtumirë” Europës

18/07/2024 22:24

Vllaznia është mposhtur me rezultatin 0-4 në “Loro Boriçi” nga Valur, duke u larguar kështu nga Europa.

Takimi i parë u mbyll mes polemikave të shumta pas një goli në minutën e 99’ nga ana e islandezëve, edhe ishin dhënë vetëm 6 minuta shtesë, e cila u mbyll me rezultatin 2-2.

Gjithsesi, gjërat shkuan mjaft keq për kuqeblutë në Shkodër, të cilët pësuan dy herë në minutat e 13’ dhe 16’, teksa në të 36’ pësuan dhe golin e tretë. Në pjesën e dytë, islandezët nuk u mjaftuan, të cilët gjetën rrjetën për të katërtën herë në minutën e 68’, me rezultatin që shënoi 0-4.

Kështu Vllaznia bëhet skuadra e dytë e Superiores që largohet nga Europa pas Tiranës, ndërsa të vetmet që kanë mbetur në garë deri tani janë Egnatia, e cila erdhi pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Partizani që mundi skuadrën malteze të Marsaxlokk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA