“Bëhuni gati për përshkallëzim të luftës”, Berisha me ide të qarta pas protestës së opozitës: Duam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira 23/12 14:09
Tirana është eliminurar nga kualifikueset e Ligës së Konferencës, pas disfatës 0-1 nga Torpedo Kutaisi në “Elbasan Arena”.
Takimi i parë kishte përfunduar me rezultatin 1-1, me bardheblutë që shpresonin te një fitore në ndeshjen e kthimit.
Gjithsesi, gjërat shkuan shumë keq për skuadrën e Bledi Shkëmbit, e cila e pësoi që në minutën e 3’ nga Johnsen.
Pas golit, bardheblutë duket sikur u zgjuan, duke provuar disa herë portën, por pa mundur të gjenin rrjetën.
Kështu Tirana i thotë lamtumirë aventurës së saj në Europë, duke dalë nga gara që në turin e parë kualifikues.
Top Channel