Tefik Tashi, i cili ekzekutoi në mënyrë makabre me sëpatë motrën e bashkëshortes, u dënua me burgim të përjetshëm.

59-vjeçari u shpall fajtor për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Viktima ishte 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në 17 maj 2023 në fshatin Kusarth, ku ajo u godit për vdekje nga kunati, i cili jetonte në shtëpinë e familjarëve të bashkëshortes.

Konflikti mes tyre nisi kur viktima e ofendoi me fjalën “kollovar”, pasi jetonte në shtëpinë e gruas së tij. Më pas, sikurse u raportua viktima nuk i bëri drekën dhe 55-vjeçari e ekzekutoi me sëpatë.

“E vrava se s’më beri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, deklaroi në polici pas ngjarjes autori.

Më pas, ai nuk shfaqi asnjë shenjë pendese, madje u shpreh i bindur se kishte bërë gjënë e duhur. 58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, teksa po ecte me vrap.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA