Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit tha se ka ardhur koha të kryehen investime në rrugën e Komanit.
Kreu i qeverisë tërhoqi edhe vëmendjen për Liqenin e Komanit, i cili ndotet vazhdimisht nga persona të papërgjegjshëm dhe kjo tha Rama, nuk mund të vazhdojë.
“Pastrimi është më mirë se sa vjet, por përsëri duhet bërë më shumë. Jam bërë bajat duke sjellë si shembull bashkinë e Lezhës. Është pasqyrë pastërtie, ndërkohë që është bërë progres gjithandej. Liqeni i Komanit pastrohet çdo dy javë, por kjo histori që banorët hidh dhe ushtria pastro, nuk mund të vazhdojë. Do të investojmë edhe rrugën e Komanit se ka ardhur koha, por liqeni i mbushur çdo dy javë me mbeturina kjo nuk mund të vazhdojë.”-tha Rama.
Duke folur për legalizimet, Rama u tha kryebashkiakëve se ky proces duhet të fillojë me shpejtësi në shtator dhe të mbyllet brenda vitit 2026.
“Këto ishin ato që kisha unë për të shtuar dhe duke e mbyllur me legalizimet. Sidomos bashkitë që kanë intensitet të madh pune, duhet të ndërtojnë stafin, duhet të jenë në komunikim me ministrin që do jetë kryekordinatori i kësaj punë, duhet të gjithë të jenë gati në shtator. Ky proces duhet të fillojë me të gjitha prioritetet. Këtë proces ta mbyllim në fund të vitit 2026.“-tha Rama.
Top Channel