Nga hero në tradhtar, baskët kërcënojnë sulmuesin që i dha Spanjës Europianin, e ëma nuk largohet dot nga shtëpia

17/07/2024 19:12

Futbollisti i Real Sociedad, Mikel Oyarzabal u bë heroi i skuadrës spanjolle në finalen e Europianit kundër Anglisë, duke shënuar, pak minuta para përfundimit të ndeshjes, golin e dytë.

Sulmuesi e festoi golin me stil dhe madje në deklaratat e tij pas ndeshjes u shpreh: “Kam bërë punën time dhe atë që duhet të bëja në çdo moment. Kam pasur fatin të fitoj dhe kur kalon nëpër ngjarje të çuditshme.”

Siç raportohet nga Marca, në qytetin e lindjes së nënës së Oyarzabal, Elorrio në provincën e Biscay, Vendi Bask, u vendos një pankartë që synonte atë dhe shokun e tij të skuadrës në Real Sociedad , Mikel Merino, i cili ishte gjithashtu pjesë e ekipit të Spanjës që fitoi Euro 2024. Dyshja u cilësuan si “tradhtarë”, ku në baner shkruhej edhe “jo pranimit të kombëtares spanjolle”. Në këtë fazë nuk dihet se kush është përgjegjës për banerin.

Shumë njerëz në rajonin bask nuk e identifikojnë veten si spanjollë dhe do të kishte shumë që nuk do të kishin festuar titullin e katërt të kampionatit evropian të La Roja. Festimet e Oyarzabal-it dhe Merino-s të dielën qartë nuk u përshtatën me disa prej tyre.

Gjithashtu, e ëma e Oyarzabal nuk lejohet të dalë nga shtëpia, sepse djali i saj është cilësuar si tradhtar në qytet, pasi ata nuk e njohin Spanjën si shtetin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA