VIDEO/ Skandal nga lojtarët argjentinas, këndojnë këngë me thirrje raciste për francezët: Vijnë nga Angola

16/07/2024 19:02

Argjentina fitoi Kupën e Amerikës për herë të dytë radhazi, me Messin që shtoi një tjetër trofe në kabinetin e tij.

Por ajo që bënë shokët e tij të skuadrës ishte e turpshme. Festimet e lojtarëve argjentinas dolën jashtë kontrollit në autobus, të cilët kaluan nga një këngë për Argjentinën në një tjetër për Francën.

Në një video live të hapur nga Enzo Fernandes në Instagramin e tij, dëgjohet se futbollistët argjentinas filluan të këndonin një këngë duke ofenduar lojtarët francezë, këngë e cila u bë virale nga tifozët pas finales së Botërorit 2022.

Në tekstin e këngës thuhet: “Ata luajnë për Francën, por vijnë nga Angola. Vrapojnë mirë, u pëlqen të p*llohen me tranvestita. Nëna është nigeriane, babai kamboxhian, por në pasaportë shkruhet: francez”.

Mediat franceze bëjnë me dije se FFF-ja do të bëjë një ankesë në FIFA për këtë gjë, nga e cila pritet të merren masa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA