“Partia e Bashës? Nismë kalimtare që mban gjallë foton e krizës së opozitës”, Zogaj jep formulën e bashkimit të opozitës: I takon Berishës që…

16/07/2024 19:32

Preç Zogaj i ftuar këtë të martë në emisionin “Top Talk” në Top Channel, foli për opozitën dhe situatën aktuale politike.

Duke komentuar lëvizjen e Lulzim Bashës për të ardhur me një parti të re, ai u shpreh se nuk e sheh të mundur për të arritur sukses. Sipas tij një parti e re e Bashës Do të ishte vetëm një nismë kalimtare.

“Nisma tranzitore kalimtare, kanë shumë pak shans për të pasur sukses. Nisma individuale, krijojnë një lloj konglomerati partish të vogla që kanë shumë pak mundësi për të pasur sukses. Është shumë e vështirë që partitë e vogla, sado të pastra t’i kenë qëllimet, të arrijnë suksesin. Ndaj e shoh si një gjë kalimtare, që mban gjallë fotografinë e krizës së opozitës, e cila si e tillë duke që gjithnjë në krizë, e favorizon gratis mazhorancën”, tha ai.

Ndërkohë për të ardhur në pushtet opozita, Zogaj shprehet se kjo është në dorën e Berishës.

“Në lidhje me këtë krizë doja të thoja një gjë që e përsëris shpesh… meqë vula dhe logo i kaloi Berishës, automatikisht barra për të pasur një projekt sesi do shkohet në zgjedhje me një formulë që maksimalizon votat e zgjedhësve opozitarë, duhet një formulë që i çon në kuti dhe maksimalizon fuqinë, kjo barrë bie mbi Berishën.

Nuk e di a ka në plan që Berisha të çojë të gjitha votat në një hulli. Duhet të shqyrtohet me gjakftohtësi se cila është rruga që krijon bashkimin. Rruga më e mundshme që mundëson fitoren e opozitës, e cila është gati, janë 63—67% e zgjedhësve të pakënaqur me qeverinë, dhe potencialisht do ishin votues të opozitës, por ata nuk shkojnë në votim.

Arsyeja pse nuk i çon votat në kuti është se nuk arrin që të bashkojë gjithë këtë kostelacionin e partive opozitare sepse kanë dhe ndarje për çështje parimore. Nëse Berisha do gjente rrugën për t’u tërhequr vetë, se është pengesë kryesore dhe për shkaqe që i dimë, por nëse si lidership 30 vjet vijon të jetë njësoj, dhe aleatët po ato, nuk lëvizin…. duket sikur e vënë elektoratin në vështirësi, dhe i thonë ose na votoni ne ose ‘vrit’ veten. Duket sikur ia kanë zënë ‘kokën me derë’.

Së dyti janë kundër SPAK. Denoncojnë me të drejtë korrupsionin, por sulmojnë organin që po e lufton korrupsionin dhe që ka mbështetjeje të gjerë popullore. Në këtë mënyrë lejnë me kuptu sikur janë për të rikthyer pandëshkueshmërinë e mëparshme. Por a do të vajtojë kush për të rikthyer pandëshkueshmërinë?

Dhe e treta dhe më e rënda, për shkak të situatës që ndodhet vetë Berisha, duket sikur ftohen njerëzit  që t’i thyejnë turinjtë SHBA, por kjo është një sfidë që mijëra e mijëra demokratë nuk e pranojnë. Nuk e pranojnë për një sens mirënjohjeje, por dhe për një sens të së ardhmes, sepse nuk mund të imagjinohet që PD të vijë në pushtet duke qenë dyer mbyllur në Uashtingon dhe disa dyer të Europës. Nuk duhet që gjithëkush të shohë vetëm interesin e vet!”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA