FOTO/ Kapen gjashtë ton kokainë e fshehur në banane, po eksportoheshin nga Ekuadori drejt Spanjës, arrestohen tetë persona

16/07/2024 21:46

Qentë e policisë ndihmuan në zbulimin e rreth 6 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë bananesh që nga Ekuadori shkonte drejt Spanjës, kjo sipas autoriteteve të vendit latin.

AFP raporton se kjo është një tjetër kapje madhore drogash të fshehur mes frutave tropikale.

Policia tha se gjatë një kontrolli rutinë në konteinerët kutive me banane qentë sinjalizuan oficerët për narkotikët.

Pas kontrolleve zyrtarët thanë se zbuluan një total prej 5,630 pakosh në formë tullash poshtë babaneve, që arrinin peshën totale prej 6.23 ton kokainë.

Ngarkesa kishte si destinacion Spanjën dhe kishte një vlerë shitjeje prej 224 milionë dollarë.

Oficerët thanë se tetë persona u arrestuan, teksa publikonin imazhe të drogës bashkë me oficerët në detyrë. Disa nga pakot e kokainës kishin një logo “911” në mbështjellë.

Një prej të arrestuarve ishte përfaqësues i kompanisë së transportit, i cili raportohet se i dha policisë emrat e dyshuarve të tjerë, punonjës të plantacionit të bananeve ku besohet se ishte shtuar droga.

Vitin që shkoi më shumë se 200 ton droga, kryesisht kokainë janë sekuestruar  nga agjencitë e sigurisë në Ekuador, sipas zyrtarëve vendas, i cili bëhet vendi i dytë më i madh për këtë trafik, pas Kolumbisë.

Në gusht të vitit që shkoi autoritete në Holandë sekuestruan 8 ton kokainë të fshehura në arkat e babaneve në portin e Rotterdam, ndërsa 3 muaj më herët, qentë e policisë gjetën 3 ton kokainë në një ngarkesë bananesh në portin italian.

FOTO GALERI
1/3
Qentë e policisë ndihmuan në zbulimin e rreth 6 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë bananesh që nga Ekuadori shkonte drejt Gjermanisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA