Kreu i SPAK, Altin Dumani mbërrin në Parlament, pasi do të raportojë veprimtarinë vjetore të Prokurorisë së Posaçme.
Në pritje të seancës Altin Dumani nuk ka preferuar të shkojë e të presë në kafen e Parlamentit.
Pasi ka hyrë në Parlament direkt ka shkuar në llozhën e parë në krahun e djathtë të sallës të seancave plenare.
Ndërsa në një llozhë tjetër është ulur kryeprokurori Olsian Çela i shoqëruar nga Kosta Beluri.
Edhe kryeprokurori do t’i paraqesë Kuvendit raportin vjetor.
Ata kanë në dispozicion 20 minuta dhe më pas do t’i përgjigjen pyetjeve të deputetëve.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 43, datë 12.7.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.7.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)
3. Raporti i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm, për vitin 2023. (Neni 148/b i Kushtetutës, neni 104 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës; Paraqitja e raportit nga Prokurori i Përgjithshëm, z. Olsion Çela – jo më shumë se 20 minuta
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut; Pyetje
Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë).
4. Raporti i veprimtarisë vjetore të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për 2023. (Neni 15/2 germa d) të Ligjit 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” dhe neneve 104 dhe 105 të ligjit Nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e
projektrezolutës;
Paraqitja e raportit nga drejtuesi, z. Altin Dumani – jo më shumë se 20 minuta.
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut;
Pyetje
Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë).
5. Raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për vitin 2023.
(Neni 204 e ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës;
Paraqitja e raportit nga titullari, z. Artur Metani – jo më shumë se 20 minuta.
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut;
Pyetje
Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë).
6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023.
(Neni 82 i ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës;
Paraqitja e raportit nga kryetarja, znj. Naureda Llagami – jo më shumë se 20 minuta.
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut;
Pyetje
Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë).
7. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2023.
(Neni 181 i ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës;
Paraqitja e raportit nga kryetarja, znj. Mirela Bogdani – jo më shumë se 20 minuta
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut;
Pyetje
Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë).
8. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
(Neni 40/1, Rregullore e Kuvendit)
Diskutime – jo më shumë se 4 orë. Minutazhi për diskutimet është si vijon:
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste 128 minuta
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike 74 minuta
Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 12 minuta
Grupi Parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 12 minuta
Deputetë jashtë grupeve parlamentare 15 minuta
– Deputetë jashtë grupeve parlamentare nga Partia e Lirisë 5 minuta
– Deputetë jashtë grupeve parlamentare nga Partia Socialdemokrate 5 minuta
– Deputetë të tjerë jashtë grupeve parlamentare
:
5 minuta
Agron Shehaj
Kasëm Mahmutaj
Enkelejd Alibeaj
Top Channel