Fredi Beleri ka dalë nga porta kryesore e Burgut të Fierit ku është pritur nga familjarë dhe makina e ambasadës.

Për median greke ka pohuar se “jam i lumtur dhe ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë për kaq muaj, të tjerat do i them në Athinë”.

Pasi të betohet si eurodeputet, Beleri do të rikthehet sërish aty më datë 20 korrik, të shtunën, për të vazhduar kryerjen e dënimit.

Beleri u zgjodh deputet i Greqisë në Parlamentin Evropian, teksa po vuan dënimin prej dy vjetësh burgim në Shqipëri për vjedhje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA