Fushat e Lezhës, kryesisht Torovica apo Zadrima njihen për prodhimin e bostanit.

Mbi 350 hektarë rezultojnë të mbjella me këtë kulture bujqësore në këto fusha, ndërsa prodhimi nuk përmban pesticide që rrit garancinë për konsumatorin.

Marjan Lelcaj këtë vit ka mbjellë rreth 2 hektarë bostan por ai shprehet se ky vit ka pasur prodhim të mirë, por problem mbetet mungesa e një tregu në Lezhe. Sipas tij mungesa e një pike grumbullimi mbetet sfide më vete për fermerët.

Eksperti i bujqësisë Preng Marku tregon se fushat e Lezhës janë të njohura për bostanorët dhe përbërja e tyre e bën të pa nevojshëm përdorimin e pesticideve apo stimulantëve. Po ashtu shton se duhet gjetur një zgjidhje për të ngritur pika grumbullimi apo një treg për shitjen e bostanit, duke ndihmuar kështu dhe fermerin.

Këtë verë çmimi i bostanit ka zbritur në 20 lek tek fermerët por këta të fundit duhet të gjejnë vete tregun për të siguruar shitjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA